Idetë lidhin qytetin

Në bazë të projektit ‚Agenda 21‘,do të zbatohet për herë të parë në vitin 2014,një javë shkëmbimi ndërkulturor.
Qëllimi i këtij projekti të qytetit të Wels-it,është realizimi i projekteve të vazhdueshme(pëarfërsisht çdo 2 vjet)mbi tema të ndryshme.

Projektet që do paraqiten,kanë gjithmonë një temë të caktuar qëndrore.Dorëzimi i shkrimeve/projekteve do të jetë i mundshëm në gjuhët e mëposhtme:Gjermanisht,turqisht,serbisht,kroacisht,shqip,çekisht,anglisht si dhe në gjuhën boshnjake.

Heimatstadt – Hoamatståd – vendlindja – hometown – rodni grad – – memleketi – rodné město

Tematika që do të trajtohet:

  • Çfarë është Atdheu?
  • Një ndjenjë?Një vend i caktuar?Rrethi shoqëror vetjak?
  • A është ende i nevojshëm në ditët tona,përkufizimi i Atdheut?Përse?
  • A është i nevojshëm ky koncept,në kohët tona të mbarëglobalizimit?
  • Është Atdheu vërtet i nevojshëm për identitetin vetjak?
  • Shihet Atdheu si një pikë e palëvizshme gjeografike apo është një pjesë përbërëse,e jetës ndërkulturore në shoqëri?
  • Kush e përkufizon fjalën Atdhe dhe kuptimin e të qënit ’në shtëpi‘?

‚Agenda 21’e qytetit të Wels-it ju fton përzemërsisht, ti përgjigjeni këtyre si edhe pyetjeve të tjera mbi këtë qytet,ti paraqisni,zhvilloni dhe ti prezantoni në formë Projektesh,takimesh dhe një rradhë diskutimesh.

Kriteret e ndarjes së çmimit për projektin më të mirë.

1. Kritere përmbajtëse.
Ju ftojmë të paraqisni projekte që plotësojnë këto kritere:

  • dorëzimi i shkrimit mund të bëhet midis datave 2 dhe 16 Maj
  • përmbajtja duhet të trajtojë kryesisht temën ‚Atdhe‘
  • konceptimi tërësor dhe punimi i tekstit duhet të trajtojë dhe (shanset e barabarta,duke përfshirë gjininë dhe shkallën sociale përkatëse)
  • Mundësi të reja të bashkëpunimit dhe në fusha të tjera(ekonomike,kulturore,sociale si dhe nga fusha e sportit,…)

2. Kriteret formale për paraqitjen e punës tuaj.
Punime dhe projekte mbi temat e mësipërme mund të dorëzojnë:
Shoqata të ndryshme,persona juridikë,grupe të përbashkëta pune,ose persona privatë.

  • Këshillohet që dorëzimi i punimeve tuaja të bëhet sipas principit’Tandem‘,kjo do të thotë prej minimumi 2 grupeve të ndryshme pune.Në rast ideal do të ishte dhe paraqitja e arsyes se përse këto grupe punojnë pikërisht me njëri-tjetrin.
  • -Institucionet shtetërore,të shërbimit publik dhe partitë politike janë të përjashtuara nga pjesëmarrja në konkurs.
  • Pjesëmarrësit duhet të kenë lidhje të fortë me qytetin e Wels-it(Vendbanim kryesor, vend juaj i punës).
  • Afati i dorëzimit mbaron të hënën me datën 2 Dhjetor 2013.
  • Formulari i aplikimit duhet të jetë tërësisht i plotësuar.
  • Materiale të tjera shtesë mbi shkrimin nuk duhet të kalojnë sasinë e 10 faqeve A4.
  • Dorëzimi i punëve tuaja mund të bëhet në një nga gjuhët e mëposhtme:Anglisht,turqisht,serbisht,kroacisht,shqip,çekisht,si dhe në gjuhën boshnjake.Për punimet në këto gjuhë,duhet të dorëzoni gjithashtu dhe përkthimin përkatës në gjuhën gjermane.
  • Projekte të kaluara ose të realizuara më parë,nuk do të merren parasysh.

3. Pjesë përbëresë të projektit

  • Formulari i plotësuar tërësisht
  • pëshkrim i detajuar i projektit dhe tematikës së tij(maksimumi 10 faqe A4)
  • prezantim juaj personal si dhe i pjesëmarrësve të tjerë në projekt
  • llogaritje e saktë e fondeve financiare të nevojshme për realizimin e këtij projekti

4. Juria
Juria është e përbërë prej 3 anëtarësh dhe ekspertësh rajonalë dhe ndërrajonalë.Fituesi/it do të zgjidhen përgjatë një ceremonie të hapur,më 13 Dhjetor,në Stadttheater Wels.

5.Përgatitja
5.1 Tabela përmbledhëse e ideve.
Kjo ‚tabelë përmbledhëse‘ e ideve i jep të gjithëve mundësinë,të frymëzohen,shkëmbejnë ide të mbi punimet e tyre.Ditën e shtunë,më 12.10.2013 midis orës 09:00-16:00 do të realizohet një Workshop,në Landesmusikschule Wels.Të gjithë pjesëmarrësve ju jepet mundësia të shkëmbejnë informacion,të diskutojnë,të ndihmojnë njëri-tjetrin, mbi përmbajtjen dhe për zhvillimin e mëtejshëm të punimeve përkatëse.

5.2 Takime informative
Përgjatë këtij konkursi do të mbahet një takim informativ,ku të interesuarit mund të informohen mbi modalitetet dhe gjërat e nevojshme mbi zhvillimin e projektit të tyre.Ky takim do të mbahet ditën e Enjte,më 21 Nëntor,në orën 18:00 në Medien Kultur Haus.

5.3 Workshop mbi zhvillimin e projektit
Për pjesëmarrësit do të jepet mundësia e një ‚Workshop’me temë kryesore zhvillimin e projektit.Takimi do të mbahet të premten me datën 25 Tetor në orën 14:00-19:00.Pjesëmarrja është falas.

5.4 Kontakti
Për pyetje të ndryshme që mund të keni mbi temën’Idetë lidhin një qytet,mund të dërgoni një e_mail në këtë adresë: info@ideennetzwels.at. Pyetjet e shtruara më shpesh,do të botohen nën anonimitet në faqen ideennetzwels.at

6.Të drejtat ligjore
Juria ka të drejtë të shpallë fituesin.Pjesëmarrësit nuk kanë të drejta ligjore.Të drejtat e plota të autorit i mbeten shkruesit përkatës.Nuk merret asnjë përgjegjësi mbi projektet e paraqitura.

Shuma financiare e vënë në dispozicion për fituesin është pjesë e mjeteve financiare të qytetit të Wels-it.Është e detyrueshme, që reklama të ndryshme si dhe produkte përgjatë realizimit të ‚Agendës 21‘ të mbajnë logon e qytetit të Wels-it si dhe të vetë kësaj ‚Agende‘.

Ausschreibung
Tagged |

EIn Projekt der Welser Innenstadtagenda21